Një 64-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi dhunoi një qen duke e tërhur me zinxhir, teksa po lëvizte me makinë në Patra.
Sipas raportimeve nga mediat greke, shqiptari mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin, e për pasojë ky i fundit u plagos në këmbë.
Pasi kanë parë këtë veprim të shqiptarit, kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë ka pasur mobilizim. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë.
Qeni u mor nga një vullnetar për t’u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t’u trajtuar për plagët e tij.