Një tërmet me magnitudë 6.0 ka goditur sot Filipinet jugore. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ishte me epiqendër në një thellësi prej 2 kilometrash dhe 4 km në jugperëndim të Monkayo, në komunën Mindanao.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Davao City, vendlindjen e ish-presidentit Rodrigo Duterte dhe në provincën e afërt të Davao de Oro, tha agjencia e fatkeqësive civile të rajonit në Facebook.
Fotot dhe videot në mediat sociale treguan njerëzit duke evakuuar qendrat tregtare. /A2CNN