Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën turke në Prishtinë.
Ajo ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit, përcjell Klankosova.tv.
“Pas tërmeteve shkatërruese, nënshkrova Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën Turke në Prishtinë. Ne ndajmë dhimbjen dhe ankthin për këtë tragjedi të madhe. Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave në Turqi dhe Siri dhe mbështetjen tonë të patundur”, ka shkruar Osmani.