Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e shkaktuara nga tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, ndërsa bën me dije se një mision shpëtimi nga Shqipëria do të niset sot për në Turqi.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”-shkruan kreu i ekzekutivit.
Bazuar në komunikimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Turqi nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Deri më tani raportohet se nga tërmeti i fuqishëm 7.9 ballë i rënë mes Turqisë jugore dhe Sirisë janë shkaktuar më shumë se 800 viktima dhe mbi 3000 të plagosur. Lëkundjet që zgjatën më shumë se 2 minuta tronditën banorët pas orës 2 të mëngjesit të së hënës. Epiqendra ishte pranë qytetit të Gaziantep me thellësi rreth 7 km.