Melihate Tërmkolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas fillimit të gjykimit në Hagë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tërmkolli thotë se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova do të dërgonte letër në Speciale në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës dhe se do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarave.
Ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti që s’e kanë thënë asnjë fjalë.
Tërmkolli ka shkruar se Osmani po merret me plotësim të stafit derisa Kurti me “Zajednicën”.