Live

Tërnava uron për Krishtlindje: Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, jo vetëm në ditë të festave

20:43 / 24 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 24 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Myftiu Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët  katolik  me rastin e Krishtlindjes, raporton KosovaLive.

Ai tha se shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar, jo vetëm në ditë të festave.

“Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dëshirojë të ju uroj festën të gjithë vëllezërve tanë katolik këtu në Kosovë dhe jashtë ku gjenden dhe i lutemi Zoti për mirëqenie dhe për begati dhe për ditë më të korë për fëmijët tanë dhe për atdheun tonë. Sigurisht që shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe jo vetëm në ditë të festave. Mesazhi i të gjitha festave është thirrja që të japim më të mirën dhe të japim çdo gjë nge vetja jonë për një mirëqenie më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë”, tha Tërnava për KL.

Shpërndaje në

U Kopjua