Live

Thaçi: Sakrifica për Specialen ia ka vlejtur – bota sot e di që s’kishte “Shtëpi të Verdhë”

13:23 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në deklaratën pa betim, tha se në momentin kur ka dalë raporti i ish-senatorit Dick Marty, ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare hetim të pavarur.

Thaçi tha se ishte bashkësia ndërkombëtare ajo që i ka thënë se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për ta hequr “renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë”, teksa shtoi se “kjo sakrifice ia ka vlejtur”.

“Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe se ‘Shtëpia e Verdhë’ s’ka ekzistuar kurrë”, tha Thaçi.

Tutje, Thaçi tha se ai personalisht, UÇK-ja dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga akuzat e Martyt.

“E vërteta është thënë se reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë në përfundim të këtij procesi”, është shprehur Thaçi.

Pjesë shtesë nga fjala e Hashim Thaçit:

Jam i lumtur që populli i Kosovës jeton i lirë i pavarur me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kosova është rrëfim suksesi.

Gjatë këtij procesi do të udhëtojmë pas në ngjarje të para 25 viteve.

Duhet të keni parasysh se mbambendja e 25 viteve më parë është e mjegulluar. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme.

Spekulimet po shndërrohen në fakte. Gjithashtu mllefet politike nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime dhe opinione të pasluftës.

Si në çdo shoqëri demokratike edhe tek ne, jo çdo bashkëluftëtar, ka qenë edhe bashkëmendimtar dhe bashkudhëtar në procese te pasluftës.

Në raste jo të pakta, egoja tejkaloi të vërtetën për rrëfimin e UCK-së.

Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë, por kemi histori faktike të regjistruar në atë kohë. Të kthehemi në ato dëshmi, sepse aty është e vërteta.

Me vjen keq që s’mund të dëgjojmë dëshmitë e znj. Albriht, sekretarit Robin Cook, senatorit Rober Dole, Richar Holbrook-ut, shefit të parë të UNMIK-ut, presidentit Ibrahim Rugova, Fehmi Aganit e Adem Demacit.

Ata do të kishin dëshmuar për mua, për atë që kam thënë dhe bërë gjatë asaj kohe shumë të rëndësishme në historinë e lirisë.

Jam shumë i lumtur që shumë të tjerë si ata, vendor e ndërkombëtar, janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time.

Ne besuam ën veten tonë për të qenë të lirë. Ne në Kosovë e dinim që pa ndihmën e ndërkombëtareve, veçanti SHBA-së s’do të mund të ishim të pavarur.

Kur raporti i Dick Martyt para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtareve, me akuza të sajuar për trafik organesh nga UÇK dhe unë, unë kërkova që të hetohej në mënyrë të pavarur.

Bashkësia ndërkombëtare me tha që një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik organesh dhe se shtëpia e verdhe s’ka ekzistuar kurrë.

E dimë se populli i Kosovës, UCK-ja, dhe gjithë populli shqiptarë edhe unë, jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Kjo sakrificë ja ka vlejtur. Unë pres të shfajësohem edhe nga çdo akuzë tjetër.

Unë jam intervistuar nga gjithë mekanizmat ndërkombëtar, qoftë si dëshmitar apo i dyshuar. Çdo bashkëpunim i imi ka qenë në interes të drejtësisë, dhe plotësisht transparent, qoftë në Prishtinë qoftë në Hagë. Gjithçka çka thuhet tjetër është e paqëndrueshme.

Prandaj askush s’mund ta shkruaj historinë. Ky është çmimi i lirë. Besoj në paqe, pajtim dhe drejtësi.

Besoj se ky proces do të jetë i drejt transparent dhe i shpejt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...