Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se prodhimet e rrushit të Rahovecit sot gjendet kudo në rajon, Evropë dhe Amerikë.
Këto komente ai i bërë të premten në Rahovec në ceremoninë e hapjes së festivalit të rrushit dhe verës “Hardhfest”, ku morën pjesë edhe presidenti I Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministri në largim Ramush Haradinaj.
“Sot është ditë e veçante për Kosovën sepse vera e Rahovecit sot gjendët kudo në botë në rajon në Amerikë e kudo. Sot jemi këtu për të ju përgëzuar për punën qe nuk kurseni asgjë ta zhvilloni vendin”, tha Thaçi.
Gjithashtu edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha se prodhimi i verës kërkon shume përkushtim andaj ai kërkoi që të përkrahen prodhuesit e verës në Kosovë.
“Kjo festë nuk është vetëm gëzim është mirëqene dhe begati për të gjithë këtu. Ne të gjithë duhet ti kushtojmë vëmendje prodhimit vendorë dhe prodhuesve të verës duhet tu japim përkrahje sepse neve na jep kënaqësi kur e provojmë ndërsa nuk është e lehtë që të prodhohet”, tha presidenti Meta.