Live

“The Rock” falenderon fansat, teksa njofton për sezonin e fundit të “BALLERS”

10:05 / 23 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Komedia sportive “Ballers”,  e ekzekutuar nga Dwayne ‘The Rock’ Johnson, do të përfundojë me sezonin e saj të pestë.

Vet aktori “The Rock”, bëri të ditur lajmin përmes një postimi të një videoje në instagram.

‘Gëzuar për SEZONIN FINAL të BALLERS @ HBO’, shkroi fillimisht aktori 47-vjeçar.

‘Zemra ime është plot mirënjohje për të gjithë ju për që keni qenë me ne çdo sezon. Ju na bëtë komedinë më të vlerësuar më  lartë të HBO-s për vite dhe më e rëndësishmja, ju ndihmuat në krijimin dhe mbajtjen e një platforme për aktorët e tjerë që të kenë mundësi të punojnë shumë, të rriten dhe të bëhen emra të mëdhenjë. ‘

Duke treguar mirënjohjen e tij, ai përfundoi duke shtuar, ‘Për mua, mundësia që Ballers krijoi për kaq shumë të tjerë, është “ari i vërtetë” i shfaqjes sonë. Unë ju dua, ju falënderoj dhe kënaqem në sezonin tonë të fundit të BALLERS. Këtë te Dielë në @HBO. ‘ përfundoi aktori.

636x382_MP4_8699327736226334794

Shpërndaje në

U Kopjua