Pas skandalit të Balenciaga, ku marka e famshme prezantoi një koleksion në të cilin u paraqitën foto të fëmijëve të veshur/ pajisur me aksesorë që i seksualizonin ata, njerëzit nuk janë ndalur, por kanë gërmuar në Instagram-in e Lotta Volkova, stilistes kryesore së Balenciaga (dhe Adidas).
More images from the Instagram account of Balenciaga's stylist Lotta Volkova pic.twitter.com/xdKU5UJE8O
— Karly_Yougah (@LuciT00405829) November 28, 2022
Sipas njerëzve në Twitter, ajo është një stiliste sadiste, e cila nuk ka reshtur së shfaquri në publik adhurimin ndaj djallit. Duke marrë shkas nga postimet e saj që krejt papritur u bënë virale, stilistja e bëri privat profilin e saj në Instagram.
Lotta është një stiliste mjaft e famshme në industrinë e modës dhe në koleksionet e saj ka sjellë një qasje alt-punk, me elemente fetishizmi dhe të kulturës së rrugës në periudhën post-sovjetike.
Ajo ka lindur në Rusi në vitin 1984 dhe aktualisht jeton në Francë.