Live

Themelohet fondi për solidaritet për zonat e përmbytura në Rahovec

13:52 / 23 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, njofton për themelimin e fondit për solidaritet për zonat e përmbytyra.

Kryetari Latifi thekson se ky vendim është marrë për shkak të vërshimeve që kanë shkaktuar probleme në Rahovec.

“Secili njeri që ka vullnetin e mirë dhe që i kushton zemra, mund të ndihmojë qytetarët me veshmbathje, pako ushqimore, higjienike për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet”, njofton ai.

Njoftimi i tij i plotë:

THEMELOHET FONDI PËR SOLIDARITET PËR ZONAT E PËRMBYTURA

Pas reshjeve të fundit atmosferike, të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të tjera në shumë qytete të Kosovës, por edhe në Rahovec, duke i ballafaquar qytetarët me mungesa të ujit të pijshëm, bllokim të rrugëve dhe dëme të konsiderueshme materiale, kam marr sot vendim që të themelohet “Fondi për Solidaritet për Zonat e përmbytura”, ku secili njeri që ka vullnetin e mirë dhe që i kushton zemra, mund të ndihmojë qytetarët me veshmbathje, pako ushqimore, higjienike për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Koordinator për komunën e Rahovecit, është caktuar nënkryetari, z.Fatmir Iska.

Ju ftoj të gjithëve të jemi së bashku në tejkalimin e kësaj situate!

Shpërndaje në

U Kopjua