Live

Theren me thikë nga persona të pa identifikuar, dy vëllezërit me urgjencë drejt Tiranës

16:20 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bater e Madhe në njësinë administrative Komsi Mat.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se dy vellezrit A. Hysa dhe K. Hysa janë goditur me mjete të ftohta, tip thikë, nga disa persona akoma të pa identifikuar.

Vëllezërit kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por se pritet të nisen me urgjencë drejtë Tiranës, njëri me helikopter meqë gjendja e tij është më e rëndë , ndërsa tjetri me ambulancë.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila ka bërë me dije se autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Blutë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit dhe se po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Shpërndaje në

U Kopjua