Live

Theret me thikë një person në Istog, arrestohen tre të mitur

10:45 / 27 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Tre persona të mitur janë arrestuar mbrëmë në Istog, pasi që të njëjtit, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Istog 25.11.2022 – 19:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi që të njëjtit, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht  me mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në

U Kopjua