Live

Theret me thikë një person në Prishtinë

19:30 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një person është therur me thikë këtë të premte në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘2 Korriku’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

“Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, ka përfunduar Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua