Live

Therret me thikë një 21-vjeçar në Shtime

22:43 / 08 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Një 21-vjeçar është therur sonte me thikë.

Rasti ka ndodhur në Shtime, në rrugën “Tahir Sinani”.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Veseli tha se viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Me datë 08.11.2022 rreth orës 19:00 Policia në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime është një rast i lëndimit trupor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para mësohet se një person ,mashkull i moshës 21 vjeçar ka pësuar lëndime trupore. Dyshohet se lëndimet i janë shkaktuar nga një person tjetër me një mjet të mprehtë. Për ndihmë mjekesore fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime e më pas për tretman të metutjeshëm mjekesor është transportur për në QKUK në Prishtinë. Në vendin ngjarjes kanë dalë edhe njësia e hetimeve të stacionit e cila po e heton rastin. Për informata tjera ju njoftojme me kohê!”, tha Veseli.

Shpërndaje në

U Kopjua