Po e mësojnë shkronjën e dytë të alfabetit në abetaret e tyre. Vogëlushët e klasës së parë në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë janë më përpara me plan programin mësimor.
Kjo meqë që nga 15 shtatori mësuesja e klasës së parë këtu, Blerina Haraqija nisi shpjegimin e mësimeve të parapara.
Ani pse tash e tre javë nuk ishte pjesë e grevës, mësuesja tregon se nuk i është ekzekutuar paga për muajin shtator.
Paga nuk morën as kolegët e saj që gjithashtu zhvilluan mësimin në këtë shkollë.
E sipas saj kjo është një padrejtësi që po iu bëhet të gjithë komunitetit të mësimdhënësve.
Televizioni ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Komuna e Gjakovës, për t’i pyetur nëse janë dërguar listat e mësimdhënëseve në Ministri të Arsimit për ata që zhvilluan mësim, mirëpo të njëjtit as pas shumë tentimeve nuk kthyen përgjigje.