Pas një pritje të gjatë, Flori Mumajesi vjen me zhanrin që ai di ta bëj më së miri, një baladë melankolike për stinën e vjeshtës
Nuk janë të pakta baladat e Flori Muajesit. Në fakt janë baladat që ai i bën më së miri.
E tillë është edhe kënga e tij më e fundit, “Thjesht te du”, një baladë që vjen plot melankoli.
Kënga flet për kurorëzimin e një dashurie më sukses të një çifti, me një martesë në fund.
Kënga është ndërtuar tepër interesant, kurse në fund përfundon me një dasmë plot hare dhe lumturi.