Live

Thyhet dega e LDK-së në Klinë, ish-kandidati për kryetar: Gazmend Muhaxheri po e përçan LDK-në në Klinë

12:09 / 30 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Besim Hoti, ish-kandidat për kryetar të Klinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë një status, ku ka hedhur akuza publike ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Hoti, që dikur e udhëhoqi LDK-në në Klinë, e ka akuzuar të parin e Pejës për përçarje të LDK-së në Klinë.

“Gazmend Muhaxheri vazdon ta përçajë degën e LDK-së në Klinë! Kuvendet e fshehta nuk janë zgjidhje, as zgjedhje!” – shkroi shkurtimisth z. Hoti, duke postuar edhe një fotografi ku shihet Muhaxheri me disa aktivistë të LDK-së, përfshirë Arben Limanin, që raportohet të jetë i “preferuari” i Muhaxherit për kryetar të LDK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua