Live

“Ti je rrenc, i ke shërby Thaçit, vjen këtu, e mbron Kurtin”: Përplasja e ashpër Kajtazi – Raci në Rubikon

09:50 / 21 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Një përplasje e ashpër është zhvilluar mbrëmë në Rubikon të Klan Kosovës.

Gazetari Vehbi Kajtazi po komentonte videon e qeverisë, ku nuk shihej fare Hashim Thaçi duke lexuar pavarësinë e Kosovës.

“Veç Stalini e ka fsheh historinë”, tha Kajtazi.

“Historia nuk e ka caktu. Pozita. Ka mundur të jetë kryeministër dikush tjetër”, ia ktheu Raci.

Debati vazhdoi me një vendim që Kajtazi e lexoi ku Thaçi në vitin 1992 akuzohej për vrasjen e disa policëve serbë.

“Rren çka ka thanë qeveria e ju që e përkrahni. Rrenca jeni krejt, si e përkrah rrenën je rrenc. Ti je rrenc më i madhi. Ti je rrenc. I ke shërby regjimit të Thaçit e vjen këtu flet”, ta Kajtazi.

Momenti:

Shpërndaje në

U Kopjua