Live

‘Ti, po manipulon’ – Përplasje e ashpër Basha-Rama: Kosova, shembulli më i mirë i intervenimit amerikan

23:05 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Mbështetja apo jo e SHBA-së, ishte tema që përplasi, komentatorin politik Fidan Ramën me deputetin e VV-së, Dimal Basha në Politiko.

Sipas Ramës, amerikanët dhe shtetet tjera perëndimore, janë garantuesit e Kosovës.

Rama i është drejtuar ashpër Bashës, duke i thënë se po manipulon me deklaratat se Kosova është shembulli më i mirë i intervenimit amerikan.

“Garantues të sigurisë të këtij vendi, sot janë amerikanët dhe shtetet tjera perëndimore, që vazhdojnë të jenë garantues të sigurisë. Ti po manipulon. Pse po flet në emër temin. Ku e di ti cfarë mendoj. Çka po të djeg o zotni?”, i është drejtuar Rama – Bashës.

Por, këto deklarata të Ramës, janë kundërshtuar nga deputeti, Basha sipas të cilit, SHBA-të nuk do të tërhiqen asnjëherë nga Kosova.

Ai vazhdoi tutje, duke deklaruar se shtësia e Kosovës, është storja më e mirë në botë.

“Cka do të thotë kjo, se kjo është frika që e përçoni te qytetarët? Kjo eështë e gabueshme, ti e ke gabim. Po ne si Kosovë jemi shembulli më i mirë i një intervenimi amerikanë. Qeky vend, edhe kur s’ka pas polici e ushtri të vetën, s’ka mujt me shfaru kërkush. Amerika nuk tërhiqet nga Kosova. Kosova është storja më e mirë në krejt botën”, tha tutje Basha në Politiko.

Shpërndaje në

U Kopjua