Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, gjatë aksionit të koduar “Following”.
Të dyshuarit kishin fshehur tetë kilogramë kanabis në veturën e tyre.
Ata ishin munduar të ikin por që kanë përfunduar në prangat e policisë, njofton Policia e Shtetit.
“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit N. Ç., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe L. N., 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë”.