Psikologu Naim Telaku e ka bërë një shkelje të rëndë etike sipas aktivistit Nol Nushi pas një komenti publik të bërë në një medium kosovar për Zana Avdiun.
Ai ka komentuar në mënyrë të papranueshme komentin e Zana Avdiut që ka shkaktuar linçime dhe abuzime tmerruese online.
“Nëse doni ta kuptoni Zanën, lexojeni kompleksin e Elektras të Sigmund Freud. Zana është ilustrim perfekt i këtij kompleksi aka penis envy (lakmia për penis).”
Në fakt, Kompleksi i Elektras është kritikuar nga shumë studiues të psikologjisë për mungesë të provave për ekzistencën e tij dhe nuk pranohen gjerësisht mes profesionistëve modernë të shëndetit mendor. Por, kompleksi i Elektras as nuk është e listuar mes Çrregullimeve Mendore në “Diagonistic and Statistical Manual of Mental Disorders”.
Nushi ka treguar edhe pushtetin e madh që ka Telaku.
“Ai është dekan i një kolegji privat; drejtor i Asociacionit të psikologëve të Kosovës; anëtar i Bordit të licensueve të psikologëve klinikë.”
“Dhenja e “diagnozave” publike eshte minimalisht shkelje etike. Ky person s’mundet me qene profesionist.” – ka thënë z. Nushi.