Live

Tomor Morina u lirua, do të niset drejt Kosovës

17:55 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ish-pjesëtari i UÇK-së Tomor Morina sapo është liruar nga paraburgimi që po vuante në burgun e Shutkës, mëson INA.

Avokati i tij mbrojtës, Naser Raufi theksoi për agjencinë e lajmeve INA se Tomorri është liruar pas vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë se Veriut, e cila vërtetoi vendimin e Gjykatës Penale – Shkup se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradim në Serbi. Atij i janë dhënë të gjitha gjësendet nga autoritet e burgut.

“Ne kemi vlerësuar se nuk ka bazë për të mbajtur Tomor Morinën dhe se ai duhej liruar që më parë”, ka theksuar avokati Raufi.

Tomor Morina, me shtetësi të Kosovës dhe të Mbretërisë së Bashkuar më 24 korrik u ndalua në vendkalimin kufitar Bllacë, për shkak të një fletearresti të Interpolit, por me kërkesë të Serbisë. Ai ngarkohej për vepra të kryera gjatë luftës në viteve 1998- 1999 në Kosovë

Shpërndaje në

U Kopjua