Live

Totaj s’e kursen qeverinë: E pamundur të arsyetohet shtrenjtimi i tatimit

17:53 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se në fillim të këtij viti, Qeveria Kurti po i dyfishon faturat e tatimit në pronë, e sipas tij, veçanërisht për zonat urbane.

Ai thotë se “në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit, e vështirë të kuptohet dhe e pamundur të arsyetohet”.

Sipas tij, shtetasit e punësuar në sektorin publik nuk e dinë sa do ta kenë pagën, por faturat e tatimit në pronë tashmë i kanë të dyfishuara.

“Veprime të këtilla nuk duhet bërë jasht kontekstit të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, sepse nuk kalon pa pasoja, të cilat mund të jenë serioze”, shkroi ai në Facebook, të martën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...