Live

Tragjedi familjare: Vdes i biri brenda dy ditësh edhe babai, familja kosovare në zi

14:00 / 01 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Nga pikëllimi për humbejn e të birit, vetëm dy ditë më vonë pëson sulm në tru dhe vdes edhe i ati, Hamëz Neziri, i lindur në vitin 1967, ish- luftëtar i UÇK-së, veteran i luftës

Dy tragjedi të rënda kanë goditur pak ditë më parë familjen Neziraj nga Dobidoli i Rahovecit të Kosovës, azilkërkues në Zvicër. Së pari, siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e afërta me familjen, më 21 shtator djali 20- vjeçar Lirim (Hamëz) Neziri, i sëmurë nga epilepsia dhe autizmi, ka humbur jetën nën rrotët e trenit në Oerlikon të Cyrihut.

Qendra e azilit ku banonte familja Neziri ishte shumë afër binarëve të trenit dhe ndër pikat e rralla ku nuk ka të vendosur ndonjë mburojë.

Tragjedia e rëndë e familjes Neziraj ka ngjallur dhembje dhe ndjenjën e solidaritetit të bashkatdhetarëve tanë me qëndrim në Zvicër.

Kështu, siç merr vesh albinfo.ch. pak pas ngjarjes është iniciuar një aksion për grumbullimin e mjeteve për dërgimin e kufomave për varrim, në vendlindje.

Për shkak të statusit të tyre si azilkërkues, pjesëtarët tjerë të familjes, nëna, një vajzë dhe një djalë, nuk lejohen të shkojnë në Kosovë për të marrë pjesë në varrim.

Shpërndaje në

U Kopjua