Live

Tragjedi me 12 të vdekur në Egjipt, autobusi përplaset me kamionin

23:47 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Dymbëdhjetë persona humbën jetën këtë të diel, si pasojë e një aksidenti rrugor, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion në afërsi të zonës bregdetare të Hurghada në pjesën lindore të Egjiptit, njofton Ministria e Shëndetësisë në Egjipt.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në Egjipt në më pak se dhjetë ditë.

Më 12 nëntor, 20 persona humbën jetën kur minibusi me të cilin po udhëtonin u përmbys, duke rënë në një kanal të deltës së lumit Nilit në veri të vendit.

Sot, “12 persona u vranë dhe tridhjetë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalet e afërta “, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.

Autoritete përkatëse pi punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/

Shpërndaje në

U Kopjua