Katër fëmijë raportohet të jenë vrarë në një zjarr në Novi Pazar, ndërsa prindërit e tyre janë në gjendje kritike.
Këto informacione bëhen të ditura nga gazeta serbe Kurir.
Zjarri raportohet të ketë ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit, me zjarrfikësit, ambulancat dhe zyrtarët policorë që menjëherë arritën në vendngjarje.
Njëri prej fëmijëve kishte shfaqur shenja jete, por megjithatë e kishte humbur betejën.
Siç raporton Kurir, babai i fëmijëve është egjiptian ndërsa e ëma është boshnjake. Më tej, kjo gazetë pretendon që babai i fëmijëve kishte provuar t’i shpëtonte ata duke u munduar të hynte përmes terracës por megjithatë nuk ia kishte dalur mbanë.