Live

Tragjedi në Serbi: Katër fëmijë vdesin pasi bie zjarri në banesë, prindërit në gjendje kritike

11:52 / 05 Mars 2023

Nga Kosova Live

Katër fëmijë raportohet të jenë vrarë në një zjarr në Novi Pazar, ndërsa prindërit e tyre janë në gjendje kritike.

Këto informacione bëhen të ditura nga gazeta serbe Kurir.

Zjarri raportohet të ketë ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit, me zjarrfikësit, ambulancat dhe zyrtarët policorë që menjëherë arritën në vendngjarje.

Njëri prej fëmijëve kishte shfaqur shenja jete, por megjithatë e kishte humbur betejën.

Siç raporton Kurir, babai i fëmijëve është egjiptian ndërsa e ëma është boshnjake. Më tej, kjo gazetë pretendon që babai i fëmijëve kishte provuar t’i shpëtonte ata duke u munduar të hynte përmes terracës por megjithatë nuk ia kishte dalur mbanë.

Shpërndaje në

U Kopjua