Live

Tragjedia e tërmetit, 10 anëtarëve të familjes Cara e Greku u jepet lamtumira e fundit

15:24 / 29 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku përcillen në banesën e fundit.

Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona, ndërsa në familjen Greku 3 persona.

Ata do të prehen në varrezat e Thumanës, ndërsa nusja e njërit prej viktimave të familjes Cara do të prehet pranë familjes së saj në Korçë.

Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritet të bënte dasmën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë, transmeton Ora.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive për dy familjet që u zhvilluan pranë çadrave të ngritur në këtë zonë. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...