Një këngëtare pop spanjolle vdiq pasi u godit nga një
piroteknikë që shpërtheu gjatë një shfaqjeje live në një koncert.
Joana Sainz Garcia, 30 vjeç, po performonte me grupin Orkestra Super Hollywood në një vend afër Madridit kur ndodhi incidenti.
Një pajisje piroteknike në skenë shpërtheu
pranë këngëtares, duke elënë pa vetëdije, rreth orës 02:00 me kohën lokale
(00:00 GMT) të Dielën.
Pamjet e postuara në mediat sociale me sa duket tregojnë momentin kur shpërtheu fishekzjarri, duke bërë që zonja Sainz të shembet në tokë.