Live

Trajkoviq për Vuçiqin: As nuk është i bukur, as sharmant, as i mençur

12:04 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Këshilltarja në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Rada Trajkoviq, ka bërë një sulm të ri ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Trajkoviq i ka renditur disa cilësi që thotë se i mungojnë liderit serb.

“As nuk është sharmant. As nuk është më i zgjuari. As nuk është më i bukuri. As nuk është më i mençuri. As nuk është më i moderuari. As nuk është më stabili. Dhe doni të besojmë që është i pazëvendësueshëm? Mendoj që Serbia ka më të mirë”, u shpreh ajo në postimin më të ri.

Kujtojmë që znj. Trajkoviq është emëruar këshilltare nga ministri Nenad Rashiq pasi ky i fundit u caktua nga Kurti që të zëvendësonte Goran Rakiqin e dorëhequr.

Ajo është përballur me sulme të vazhdueshme nga regjimi i Vuçiqit.

Shpërndaje në

U Kopjua