Live

Trajneri Spalleti: Jam shumë i lumtur për rikthimin e Rrahmanit, nuk ka frikë!

08:28 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Napoli ka fituar derbin italian ndaj Juventusit.Juventus dështoi totalisht ndaj Napolit të cilët fituan me rezultat 5-1 me golat e Osimhen 2x, Kvaratskhelia, Elmas dhe Rrahmani.

Rrahmani përpos golit ka bërë një paraqitje të mirë në mbrojtje duke u vlerësuar lartë nga faqja e njohur “WhoScored”.Qendërmbrojtësi kosovar ishte një nga më të vlerësuarit duke marrë notën 7.8 dhe poashtu u vlerësua shumë edhe nga trajneri Spalletti pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur për ritkhimin e Rrahmanit. Qasja duhet të jetë e atillë që ta mbizotërojmë ne vetë ndeshjen. Ne arrimë ta bëjmë këtë gjë dhe kemi mbrojtës që janë të aftë të luajnë në zona të hapura të fushës. Rrahmani dhe Kim nuk kanë frikë të luajnë në zona të hapura”, tha Spalleti pas ndeshjes.

Shpërndaje në

U Kopjua