Live

Trazira në Francë, përleshje mes francezëve dhe marokenëve

23:07 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Francë – Argjentinë. Edhe zyrtarisht kjo do të jetë finalja e madhe që do të luhet në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Derisa mbrëmë Argjentina siguroi kalimin në finale, të njejtën gjë sonte e bëri edhe kampionia në fuqi e botës, Franca.

“Gjelat” zhvilluan sonte gjysmëfinalen e dytë të këtij botërori ndaj senzacionit të kësaj gare, Marokut.

Ndeshja që u zhvillua në “Al Bayt Stadium” i takoi skuadrës së Didier Deschampsit me rezultat të pastër 2:0.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, tifozët francezë dhe ata marokenë kanë filluar përleshjet pas ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Botës.

Në mediat franceze raportohet për trazira që kanë nisur në qytetin e Montepellier.

Tifozët francezë dhe ata marokenë kanë filluar me hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të njëra-tjetrës.

Policia franceze e mobilizuar në maksimum për këtë ndeshje ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Shpërndaje në

U Kopjua