Live

Trazirat në Kapitol, Pence: Historia do ta bëjë përgjegjës Trump-in

14:27 / 12 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka kritikuar ashpër të shtunën ish-presidentin Donald Trump për rolin e tij në trazirat e 6 janarit në Kapitol. Pence tha për ish shefin e tij të dikurshëm se ka gabuar dhe se historia do ta bëjë atë përgjegjës për trazirat që ndodhën asokohe.

“ Trump gaboi”, tha Pence në darkën vjetore Gridiron ku morën pjesë politikanë dhe gazetarë. “Nuk kisha të drejtë të përmbysja zgjedhjet. Dhe fjalët e tij të pamatura rrezikuan familjen time dhe të gjithë në Kapitol atë ditë, dhe e di që historia do t’i kërkojë llogari Donald Trump-it.”

Pence ishte në Kapitol kur mijëra mbështetës sulmuan ndërtesën në një përpjekje për të ndaluar Kongresin nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat Trump i humbi. Asokohe, Trump ushtroi presion ndaj Pence që të përmbyste rezultatin./abcnews.al

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

  • Albin Kurti - LVV (49%, 131 Vota)
  • Bedri Hamza - PDK (33%, 88 Vota)
  • Lumir Abdixhiku - LDK (12%, 32 Vota)
  • Ramush Haradinaj - AAK (6%, 16 Vota)

Gjithsej Votues: 267

Loading ... Loading ...