Një helikopter ushtarak algjerian u rrëzua të hënën në provincën veriore të Ain Delfa, rreth 150 km në jugperëndim të kryeqytetit Algjer, duke vrarë të tre anëtarët e ekuipazhit në bord.
Helikopteri MI-171 i Forcave Ajrore Algjeriane u rrëzua në lokalitetin El Attaf gjatë një operacioni stërvitor, sipas një deklarate të ministrisë së mbrojtjes të cituar nga ENTV.
Shefi i Shtabit të Ushtrisë Said Chengriha ka urdhëruar një hetim për aksidentin, thuhet në deklaratën e ministrisë.