Live

Treg kokaine në pyll, dënohen dy shqiptarë në Francë

22:18 / 01 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Për disa muaj verën e kaluar, tregtarët e heroinës ishin vendosur në një pyll, në Nivollet-Montgriffon të Francës.

Pas hetimeve dhe vëzhgimeve nga autoritetet, ata u arrestuan dhe u dënuan nga gjykata e Bourg-en-Bresse. Por duket se tregtuesve të drogës nuk u mungon asnjëherë imagjinata për të lulëzuar “biznesin” e tyre dhe sidomos për t’i shpëtuar policisë.

Ata prej disa vitesh përdorin rrjetet sociale për të qëndruar në kontakt me klientët e tyre.

Xhandarët e brigadës kërkimore Belley u vendosën në Col du Cendrier, në një lartësi prej 800 m, në qytetin Nivollet-Montgriffon.

Një vend i shkretë, dhe kjo mesa duket ishte një nga arsyet përse është përzgjedhur nga trafikantët.

Këtu tregtarët kishin vendosur pikën e tyre të marrëveshjes, në mes të pyllit! Monitorimi i lëvizjeve në fshatrat përreth do të konfirmonte edhe informacionin që zotëronin autoritetet.

Makinat po ngjiteshin në këtë zonë dhe para se të zbrisnin menjëherë, një kamerë  filmoi shoferët duke zbritur nga makinat, për t’u  nisur më pas në një shteg , ku priteshin nga një tjetër person në pyll. Qindra e qindra klientë përshkuan këtë zonë në këtë mënyrë gjatë verës së vitit 2022.

Xhandarët kishin vënë re se disa kishin ardhur rreth njëzet herë. U identifikuan gjithashtu rreth tridhjetë të varur nga droga që tashmë ishin “klientë” të pikës së mëparshme të marrëveshjes, disa nuk hezituan të udhëtonin dhjetëra kilometra për të marrë furnizime.

Nga frika se mos u identifikonin, tregtarët ndryshuan vendndodhjen në mes të shtatorit dhe u vendosën në Cerdon.

Një javë më vonë, ata u arrestuan në shtëpinë e tyre në Hauteville, ku edhe u gjet gjysmë kilogrami heroinë, si dhe produkte të prera, mijëra euro, thasë me zinxhir për të kondicionuar dozat, apo edhe një peshore.

Ishin dy shtetas shqiptarë, “duar të vogla” të një trafiku të pilotuar nga vendlindja e tyre, si dhe një banor i sektorit, një narkoman që i kishte ndihmuar.

“Qarkullimi” i trafikut për vetëm një muaj llogaritet në 61 mijë euro.

Tre të arrestuarit u gjykuan nga gjykata  e Bourg-en-Bresse.

Bëhet fjalë për Jeton Krasniqin 24-vjeç , Rubin Zollumi, 27-vjeç nga Peshkopia, të cilët  u dënuan përkatësisht me katër dhe tre vjet burg, dhe Michaël Contu, 45-vjeç që u dënua me dy vite, përfshirë pesëmbëdhjetë muaj me kusht.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...