Live

Tri tërmete të njëpasnjëshme tronditin këtë shtet

21:05 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sot (e enjte) në mëngjes, tri tërmete janë regjistruar në rajonin “Peace River” në Alberta, Kanada.

Sipas mediave të huaja, tërmeti i parë, me magnitudë 4.5 ballë, ndodhi në orën 08:46 dhe u regjistrua 30 kilometra në lindje-verilindje të Reno.

Një tërmet i dytë, me magnitudë 4.6 ballë, është regjistruar gjithashtu në orën 08:46.

Më vonë, në orën 9:07 të mëngjesit, një tërmet i tretë me magnitudë 4.6 u regjistrua në të njëjtin rajon pranë Reno.

Megjithëse nuk ka raporte për dëme materiale, njerëzit në rajone të tjera raportuan se i ndjenë lëkundjet.

Earthquakes Canada thotë se nuk pritet të ketë pasur dëme si pasojë e tërmetit.

Kjo zonë thuhet se ka përjetuar aktivitet të shpeshtë sizmik, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 5.1 ballë në nëntor të vitit 2022.

Shpërndaje në

U Kopjua