SHBA aktualisht nuk do të vendos sanksione ekonmike ndaj Turqisë për
shkak të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, tha presidenti
amerikan, Donald Trump, një ditë pasi Shtëpia e Bardhë vlerësoi se
veprimi i Ankarasë e bën të pamundur pjesëmarrjen e saj në programin e
aeroplanëve luftarak amerikan F-35.
“Për momentin nuk jemi duke e shqyrtuar këtë”, deklaroi Trump që prej
Zyrës Ovale.
Megjithatë i pyetur disa minuta më herët mbi faktin nëse një hipotezë e
tillë ishte e përjashtuar, ai u tregua më pak kategorik.
“Ne po e analizojmë këtë mundësi”, u përgjigj ai.
“Ky është një vendim shumë i vështirë për shumë arsye”, shtoi ai, duke
kritikuar sërish mënyrën se si kjo çështje është trajtuar nga paraardhësi i
tij Barack Obama.
Menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump, në bursat botërore u
shënua rritje e vlerës së monedhës turke.
Trump: Nuk do të vendosim sanksione kundër Turqisë
09:41 / 19 Korrik 2019

Tjera

20:14 / 18 Shtator 2025
Trump dhe Zonja e Parë largohen nga Mbretëria e Bashkuar

20:00 / 18 Shtator 2025
Hëngrën karamele që i gjetën në rrugë, përfundojnë në spital tre fëmijë në Korçë
Humor

11:06 / 04 Shtator 2025
Ushtari i FSK-së surprizon të dashurën me një propozim romantik martese në Prishtinë
Shëndetësi

09:17 / 24 Gusht 2025