SHBA aktualisht nuk do të vendos sanksione ekonmike ndaj Turqisë për
shkak të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, tha presidenti
amerikan, Donald Trump, një ditë pasi Shtëpia e Bardhë vlerësoi se
veprimi i Ankarasë e bën të pamundur pjesëmarrjen e saj në programin e
aeroplanëve luftarak amerikan F-35.
“Për momentin nuk jemi duke e shqyrtuar këtë”, deklaroi Trump që prej
Zyrës Ovale.
Megjithatë i pyetur disa minuta më herët mbi faktin nëse një hipotezë e
tillë ishte e përjashtuar, ai u tregua më pak kategorik.
“Ne po e analizojmë këtë mundësi”, u përgjigj ai.
“Ky është një vendim shumë i vështirë për shumë arsye”, shtoi ai, duke
kritikuar sërish mënyrën se si kjo çështje është trajtuar nga paraardhësi i
tij Barack Obama.
Menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump, në bursat botërore u
shënua rritje e vlerës së monedhës turke.
Trump: Nuk do të vendosim sanksione kundër Turqisë
09:41 / 19 Korrik 2019

Tjera

08:18 / 20 Prill 2025
Ministri i Jashtëm çek kritikon propagandën e Putinit

08:08 / 20 Prill 2025
Zelensky thotë se sulmet ruse po vazhdojnë pavarësisht se Putin shpalli ‘armëpushim’
Teknologji
Humor

12:18 / 17 Shkurt 2025