Live

Trump preferon të prangoset për çështjen Daniels, jo t’i dorëzohet autoriteteve

14:22 / 22 Mars 2023

Nga Kosova Live

Donald Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron të prangoset kur të dalë para gjykatës, nëse juria e madhe e Manhattanit e akzuon se ka paguar para për të blerë heshtjen aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, raporton the Guardian.

Njerëz të afërt me ish-presidentin thanë se nuk ishin të sigurt nëse ai e kishte seriozisht dëshirën për t’u prangosur.

Sipas burimeve të afërta të ish-presidentit, duke qenë se do t’i duhej të shkonte në gjykatë dhe t’i dorëzohej autoriteteve për marrjen e shenjave të gishtërinjve, ai ka thënë se mund të kthejë gjithçka në një “spektakël”.

Këmbëngulja e Trumpit për prangosje duket se vjen nga motive të ndryshme, përfshirë edhe për t’u projektuar si rezistues ndaj asaj që e sheh si përndjekje të padrejtë, me çka do të aktivizonte përkrahësit e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Ekipi ligjor i Trump I anagzhuar për këtë rast ka kundërshtuar idenë që ai të shkonte personalisht në gjykatë dhe rekomandoi që të planifikojnë një paraqitje në distancë, madje duke cituar udhëzime nga detajet e Shërbimit të tij Sekret për shqetësimet e mundshme të sigurisë.

E gjthë kjo ngjarje rrjedh ngase një prokuror i Manhatanit mund të akuzojë Trump për pretendimet se ai ka paguar aktoren pornografike, Stormy Daniels, që të heshtë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 për aferën që dyshohet se kanë pasur.

Shpërndaje në

U Kopjua