Live

Trump: Urrejtja nuk ka vend në Amerikë

15:31 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i ShBA, Donald Trump, ka thënë se “urrejtja nuk ka vend” në Amerikë, pasi 29 persona janë vrarë në dy sulme me të shtëna me armë zjarri gjatë fundjavës.

Sulmi në një dyqan në El Paso, të Teksasit ka lënë të vdekur 20 persona, derisa nëntë të tjerë kanë vdekur nga të shtënat në Dejton të Ohajos.

Trump ka thënë se “ndoshta duhet të bëhet më shumë” për të ndaluar këto sulme.

Megjithatë kritikët kanë thënë se ai është pjesë e problemit, duke cituar retorikën e tij kundër migrimit dhe kundërshtimeve rreth kontrollit më të rreptë për armët.

I riu 21-vjeçar, që është arrestuar për të shtënat në Teksas besohet se ka postuar online një dokument, duke thënë se sulmi ka qenë përgjigje ndaj “pushtimit hispanik” të shtetit.

Megjithatë, ende nuk dihen detajet e sulmuesit në Ohajo, i cili ka vrarë motrën e tij dhe tetë persona tjerë.

Duke folur para gazetarëve, Trump ka thënë se të shtënat masive duhet të ndalen.

“Kjo gjë ka ndodhur me vite e vite në shtetin tonë dhe duhet të ndalet”, është shprehur ai.

Ai ka lidhur të dyja sulmet me “probleme mendore” duke thënë se sulmuesit kanë qenë “shumë seriozisht të sëmurë mendërisht”.

Mirëpo hetuesit nuk kanë bërë ndonjë koment për gjendjen mendore të këtyre dy personave.

Prokurorët e Teksasit ka thënë se të shtënat në El Paso po trajtohen si “rast i brendshëm terrorist” dhe se ata janë duke “konsideruar seriozisht” ngritjen e padive penale për urrejtje.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...