Live

Trusti mbetet pa bord, kritikohet Qeveria

22:26 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Me përfundimin e muajit shkurt të këtij viti, ka përfunduar edhe mandati i të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Në mungesë të Bordit, partitë opozitare po vlerësojnë se kursimet e kontribuuesve kosovarë janë të rrezikuara. Në anën tjetër, nga partia në pushtet thonë se me ligjin për kursimet pensionale parashihet që pasi i skadon mandati Bordit ekzistues, ata kanë afat edhe për 90 ditë të tjera deri në zgjedhjen e bordit. Sipas tyre nuk ka rrezik për përkeqësimin e mjeteve të investuara.

Tash e disa javë, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka mbetur pa bord.

Në mungesë të bordit, partitë opozitare kanë deklaruar se paratë e kontribuuesve kosovarë janë të rrezikuara.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se është shqetësuese fakti që mbi 2.5 miliard euro të investuara brenda dhe jashtë vendit, janë pa nivel të lartë menaxhimi, në kohën kur sipas tij, ka lëvizje të mëdha në tregjet globale.

Ndërsa, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se qasja e qeverisë Kurti në kapjen e Bordeve dhe agjencive të ndryshme ka pasur influencë edhe në Bordin e Trustit.

Kurse, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mënyrën se si po funksionojnë shumë institucione.

Ndërsa, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për kursimet pensionale e parasheh që në rastet kur nuk zgjidhet bordi i ri, atij ekzistues i vazhdohet mandati për 90 ditë.

Ndërsa, për rrezikun e investimeve, Kusari-Lila ka thënë se ato janë të investuara në tregjet financiare afatgjate, dhe si të tilla janë të sigurta.

Ndryshe, konkursi për zgjedhjen e bordit të ri është mbyllur më 23 dhjetor 2022, por që nga atëherë Komisioni përgjegjës nuk i ka shqyrtuar kandidatët që kanë aplikuar./Gazeta10

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...