Live

Tuhina: S’përjashtohet mundësia që takimi të vazhdojë edhe nesër

20:18 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Nuk përjashtohet mundësia që takimi në Bruksel të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Të paktën kështu ka raportuar nga Brukseli, korrespodentja e RTK-së, Gjeraqina Tuhina.

Tuhina ka shtuar se gjithçka do të varet nga rrjedha e bisedimeve prapa dyerve të mbyllura, por ka gjasa që i njëjti të vazhdojë edhe nesër.

“I bie se ka bazë për të besuar se i njëjti do të rezultojë me sukses, kjo është pritja e BE-së dhe amerikanëve që ata para ndërmjetësve të thonë se e pranojnë dhe do të diskutojnë mbi të.

Do të jetë një natë e gjatë dhe nëse ka vend dhe hapësirë nuk përjashtohet mundësia që këto të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, varësisht prej atmosferës së takimit që mbahet brenda dyerve të mbyllura”, u shpreh ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua