Live

Turqia përgatit ofenzivë të re kundër kurdëve në Siri

08:27 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Turqia do të fillojë një operacion ushtarak në zonën siriane të kontrolluar nga kurdët, ka thënë presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, duke e bërë kështu ofensivën e tretë ushtarake ndaj milicisë kurde e cila qëndron në anën tjetër të kufirit turk.

Turqia në të kaluarën kishte bërë paralajmërime për operacione ushtarake, por të gjitha ishin në pajtueshmëri me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ta krijojë një zonë të sigurtë brenda kufirit veriorë të Sirisë e që nuk do të kishte rebelë kurdë, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Por Ankaraja tani akuzon Uashingtonin për progres të vogël për ta krijuar zonën e sigurtë dhe i ka dënuar marrëdhëniet e saj me palën kurde. Partia kurde e Punës ka qenë aleati kryesor i SHBA’së në Siri gjatë betejave kundër ISIS’it, por Turqia e konsideron atë si organizatë terroriste.

Erdogan tha që Rusia dhe SHBA’ja janë lajmëruar për operacionin, por nuk tregoi se kur do të filloi. E që kjo do të shënonte ndërhyrjen e tretë turke në territorin sirian.

“Ne hymë në Afrin, Jarablus dhe Al-Bab. Tani do të hyjmë në pjesën lindore të Eufratit” tha Erdogan të dielën gjatë një ceremonie për hapjen e një autostrade.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...