Live

“U deshën dy ditë për t’i numëruar”, Bes Kallaku tregon shumën që mori në dasmën korçare

20:31 / 07 Nëntor 2022

Nga admin

Pak kohë më parë, Bes Kallaku dhe Mateus Frroku morën pjesë në një dasmë, në të cilën u “mbuluan” me para. Dyshja, të cilët kanë sjellë bashkëpunimin e suksesshëm të titulluar “Rrapatushe” ndezën atmosferën në dasmë dhe nga videot që publikuan, treguan se ishin shpërblyer mirë.

Në njërën prej videove, shihej Mateus me një fshesë duke mbledhur paratë. Megjithatë, lidhur me këtë dasmë, ka folur dhe vetë Besi së fundmi. Në emisionin Zemër Luana, në kuadër të një loje, ai tregoi se dasmën që mori pjesë me Mateus, iu janë dashur dy ditë për të numëruar paratë.

“Unë dhe Mateos Frroku kemi qenë në një dasëm në Korçë dhe ata që kishin ardhur ishin nga Kanadaja dhe amerikanë. Na kanë mbuluar me 1 dollarësha dhe unë me Matosin kemi qëndruar 2 ditë që i kemi numëruar. Ishin diku te 8900 dollarë”, u shpreh duke qeshur aktori i humorit.

Shpërndaje në

U Kopjua