Aktivistët kanë akuzuar policinë iraniane të moralit për rrahjen e një vajze që nuk mbante hixhab.
Armita Geravand, 16-vjeçe, humbi vetëdijen pasi që të dielën u fut në metronë e Teheranit në stacionin Shohada, kanë bërë të ditur autoritetet iraniane.
Zyrtarët kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet sesi 16-vjeçaren që kishte humbur vetëdijen, e nxjerrin nga treni.
Grupi për të drejtat e njeriut Hengaw, pretendon se vajzën e kanë sulmuar rëndë fizikisht policët e moralit, shkruan BBC.
Ata shtuan se Armita po shërohet në spitalin e Teheranit, Fajr, nën masa të rrepta të sigurisë dhe se telefonat e të gjithë anëtarëve të familjes së saj janë konfiskuar, transmeton Telegrafi.
Të hënën autoritet burgosën gazetaren e Sharq e cila kishte shkuar në spital për të raportuar për rastin.
Hengaw që fokusohet në pakicën kurdë në Iran, ka njoftuar se Armita jeton në Teheran, por që me prejardhje është kurdë nga rajoni Kermanshah.
🔴 Agredieron a una mujer en Irán por llevar mal puesto el velo: está en coma
— DNewsOK (@DNewsOK) October 4, 2023
🇮🇷 La ONG de derechos humanos Hengaw denunció que una mujer de 16 años fue agredida en una estación de subte por la “policía de la moral” iraní#Dnews #Iran pic.twitter.com/igedMXW4Yg
“(Atë” autoritet e sulmuan fizikisht në stacionin Shohad… për atë që konsiderohet si obligim bartja e hixhabit. Si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital”, u tha ndër tjera.