Live

Vdes pacienti që ra nga kati i katërt i QKUK-së

12:10 / 15 Janar 2023

Nga Kosova Live

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se pacienti i cili është hedhur nga dritarja e klinikës, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Në njoftim thuhet se për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po meren me rastin, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës  mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

Shpërndaje në

U Kopjua