Live

U kap mat duke kalkuluar me AAK në Klinë, PDK e shkarkoi nënkryetarin Enver Berisha

23:30 / 02 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Enver Berisha, u shkarkua nga të gjitha pozitat në degën e PDK-së në Klinë. Arsyeja e shkarkimit sipas një nioftimi të degës së PDK-së në Klinë, ishte kalkulimi i tij me AAK-në në këtë komunë.

Ja postimi i plotë i degës së PDK-së në Klinë👇

“Kryesia e Degës së PDK-së në Klinë në mbledhjen e mbajtur sot me datë 02. 10.2022 me vota unanime shkarkoi nga pozita e nënkryetarit dhe kryesisë, Enver Berishën.
Pas një debati të gjatë dhe analize të hollësishme, kryesia e Degës së PDK-së në Klinë vendosi që të shkarkoi Enver Berishën nga pozitat udhëheqëse të Degës përn arsye se i njëjti kohëve të fundit është futur në negociata e pazare me partinë në pushtet(AAK) për të përfituar personalisht dhe familjarisht pozita udhëheqëse në qeverisjen lokale.
PDK, Dega në Klinë konsideron se është e drejt e z. Berisha të zhvilloj negociata dhe të përfitoj pozita udhëheqëse personale e familjare nga partia në pushtet por jo duke qenë nënkryetar dhe anëtar i kryesisë së PDK-së”, thuhet në njoftimin e PDK-së, të publikuar në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua