Live

U lirua nga Gjykata, Prokuroria kërkon të rikthejë në burg Encën

18:36 / 19 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vndimin e gjykatës së Tiranës që vendosi lirimin nga qelia të këngëtares Enca Haxhia e cila qëndroi në paraburgim për dy ditë pasi i gjetën kanabis në banesë.

Prokuroria kërkon që këngëtarja të qëndrojë në qeli në masë ‘arresti me burg’, teksa hetohet për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj në Lundër.

Gjatë seancës së kaluar, Enca Haxhiaj nuk foli para togave të zeza, ndërsa më herët është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...