Live

U mbajt seminari për licencimin e klubeve për garat evropiane

17:11 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sot në selinë e FFK-së është mbajtur seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për edicionin garuesu 2023/24, ku morën pjesë zyrtarët e klubeve të Albi Mall Superligës.

Në këtë seminar klubet u njoftuan për ndryshimet që ka pësuar rregullorja e UEFA-s për licencim në garat evropiane si dhe për kriteret që duhet plotësuar fazë pas faze deri në finalizimin e plotë të këtij procesi.

Po ashtu, kontributin e tyre në diskutimet rreth kritereve të ndryshme të këtij procesi e dhanë edhe anëtarët e Komisionit të Licencimit të Shkallës së Parë, Naim Havolli, Safet Berisha dhe Jusuf Tortoshi.

Tashmë është krijuar një përvojë e mirë në përmbushjen e kritereve për licencim dhe kryesisht klubet tona kanë arritur ta kalojnë me sukses këtë proces në vitet e mëparshme.

Procesi i licencimit të klubeve do të përmbyllet deri në muajin maj. Një seminar i këtillë do të mbahet edhe të mërkurën me klubet e Sigal Superligës së femrave.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...